Sali Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Gjatë seancës parlamentare, kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë se ka regjistrimin e tij.

Berisha akuzoi Manjën se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani, që të mos dalë ai regjistrim, por e paralajmëroi se “nuk ka shpresë” për të.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha, por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.

 

EMISIONET