Saimir Korreshi: Basha na doli nga fjala, premtoi se nuk do kandidonte pa miratimin tonë

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi në një lidhje për Ora News deklaroi se ka patur një komunikim me Lulzim Bashën i cili i kla deklaruar se nuk do të kandidojë në garën për kryetar.

Korreshi deklaroi se Basha doli nga fjala e tij, ndërsa tha se asnjë nga 3 ish-liderët demokrat nuk duhet të jenë pjesë e garës pasi janë ata që e çuan Partinë Demokratike në këtë gjendje.

"Unë, Dash Sula dhe Agalliu folëm me Bashën dhe ai na tha që unë nuk dorëzoj kandidaturën për tu bërë kryetar pa mbështetjen tuaj. Në fakt bëri të kundërtën.

Unë vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim që PD nuk duhet të ketë kryetar, ish-kryetarët e saj Berishën Alibeaj dhe Bashën sepse konflikti është krijuar prej këtyre emrave," tha ai.

EMISIONET