''Sado rinumërime të bëhen, nuk ndryshon gjë.'', Bushati: Në shumë komponentë këto zgjedhje ishin me probleme
Pedagogia në UT , Endirë Bushati e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në shumë komponentë këto zgjedhje ishin me probleme.
Bushati: Kjo situata e pezullit krijohet për shkak se nuk ka surprizë.
Që do të thotë sado rinumërime të bëhen, nuk ndryshon gjë.
Po sikur rezultati të ishte i ngushtë?
Në kuptimin e përcaktimit të fituesit apo të mandateve në Kuvend atëherë kjo padiskutim që do meritonte me plot fjalë emrin turp.
Sepse në logjikën e progresit shoqëror, juridik, demokratik etj këto pas 35 vitesh sistem pluralist politik, këto duhej të ishin zgjedhjet më të mira.
Në fakt në shumë komponentë janë zgjedhje me probleme.
Po ti krahasojmë me zgjedhjet me organizmin e zgjedhjeve po themi qoftë edhe të 91’ apo 92’ këto janë zgjedhje shumë më të dobëta se ato.
Këto kanë shumë marifete, shumë me djallëzi, shumë labirinte ku partitë lundrojnë për të arritur qëllimet.

