Rusta: Nëse presim që Shqipërinë do e rregullojë SPAK-u, atëherë po shkojmë vetë drejt diktaturës
Arsen Rusta, Gazetar i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse ne presim që Shqipërinë do e rregullojë SPAK, atëherë ne po shkojmë vetë drejt diktaturës.
Rusta: A mund të bëjë SPAK më shumë?
Mund të bëjë aq shumë SPAK sa nuk kanë bërë në 30 vjet mbi 800-900 politikanë.
Aq herë sa është ndërruar parlamenti në këto legjislatura janë minimumi nga 140 deputetë të cilët kanë votuar apo kanë abstenuar por ligjet e tyre i kanë efektet në vite, në dekada.
Tani nëse ne do presim që 20 veta do rregullojnë Shqipërinë, atëherë pse bëjmë ne si të prekur dhe të indinjuar nga Republika e Prokurorëve.
Pra ne duam vetë Republikë Prokurorësh.
Sepse nëse ne themi që këta 20 do rregullojnë Shqipërinë, si do e rregullokan këta Shqipërinë?
Shqipëria ka pasur institucione hetimi shumë më të forta se çka SPAK.
Ka pasur sigurimin e shtetit, ka pasur prokurori më represive.
Ata nuk bënë shtet, nuk bënë demokraci. Ata bënë diktaturë.
Nëse ne presim që Shqipërinë do e rregullojë SPAK, atëherë ne po shkojmë vetë drejt diktaturës.

