Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë Terezës! Nga çelja e Kuvendit te Asambleja e PS-së, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Tiranë

 

4 shtatori është data e kanonizimit të Nënë Terezës, vendosur kjo nga Papa Françesku më 15 mars, pasi u provua plotësisht një mrekulli e dytë e saj.

Por këtë vit, data e kanonizimit të Nënë Terezës, do të përkojë dashje pa dashje me zhvillime dhe presione të shumta politike.

Kanonizimi i Nënë Terezës

Më 4 shtator 2016, dhjetëra mijëra pelegrinë u dyndën në Romë për kanonizimin e Shën Nënë Terezës së Kalkutës, murgeshës së vogël që ia kushtoi jetën më të varfërve, duke jetuar mes tyre dhe si ata.

Gjatë meshës në të cilën Papa Françesku e shpalli atë shenjtore, ai e përshkroi atë si një grua të shenjtë që mbrojti të palindurit, të sëmurët dhe të braktisurit dhe që turpëroi liderët botërorë për “krimet e varfërisë që ata krijuan vetë”.

Kanonizimi, në kuptimin e tij më të saktë historik, i referohet një deklarate papale që besimtarët katolikë mund të nderojnë një anëtar të veçantë të vdekur të kishës. Papët filluan të bënin dekrete të tilla në shekullin e dhjetë.

Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë

Asambleja e PS

Rastësisht ose jo, Kryeministri Edi Rama në të njëjtën datë vendosi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Menjëherë, në opinionin publik u bë një lidhje mes Asamblesë së 26 korrikut dhe deklaratave të fundit të Ramës ku paralajmëronte ndryshime në qeveri.

Muajt e fundit kanë qenë një damkosje për Partinë Socialiste, duke qenë se një numër i konsiderueshëm personash që i përkasin kësaj partie janë arrestuar ose ndaj tyre kanë filluar hetimet.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka rreth këtij fenomeni, vetë lideri i PS-së, është shprehur se “kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime të përballet me drejtësinë. Përgjegjësia është individuale. PS është forca e vetme që përkrahu këtë drejtësi të re”.

Kryeministri ka theksuar se ka besim absolut te Drejtësia e Re, ku jep një mbështetje të plotë për SPAK.

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë asamblenë kombëtare më 4 shtator në orën 16:30 në Xibrakë.

Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë

Asambleja do të sjellë surpriza brenda selisë rozë, jo vetëm në riorganzimin dhe riformatimin e strukturave përbërëse të partisë, por veçanërisht në caktimin e ministrave të kabinetit qeveritar.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë në muajin korrik, u shkarkua i gjithë sekretariati i PS, të cilët do të zgjidhen nga Kongresi i PS-së në fund të shtatorit. Në muajin korrik, Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në PS, duke u zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Sakaq pati ndryshme në Ministrinë e Brendshme. Taulant Balla u emërua si Ministër i Brendshëm, pasi Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra.

Shkarkimi i tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, post të cilin e mbante prej 2 vitesh e gjysmë, erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja (mes tyre djali dhe vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahaman Rraja) dhunuan dy anëtarë të fisit Maja të cilët u ankuan për guroren e tyre.

Sot nisin punimet e Kuvendit

Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë

Një tjetër zhvillim që do të ketë 4 shtatori është çelja e Kuvendit.

Në orën 10:00, nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare, me socialistët që do të kenë një drejtues të ri dhe kampet e PD-së që vijojnë të bashkohen disa e të ndahen disa të tjerë mes tyre.

Një sërë projektligjesh të mbartura nga sesioni i kaluar do të marrin kohën e tyre në javët në vijim. Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie. Kjo pikë i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Avokati i Popullit, janë pika shumë të rëndësishme në këtë sesion të ri.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.

Presidentja e Kosovës viziton sot Tiranën

Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë

Mësohet se Begaj do ta presë Osmanin me Ceremoninë Zyrtare të Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në orën 10 të datës 4.

Po në datën katër, pas takimit të dy presidentëve  do të zhvillohet edhe një takim i zgjeruar mes delegacioneve. Gjatë orës 11:40 – 12:05, dy homologët do të japin një konferencë për shtyp.

Sipas Presidencës, presidentja e Kosovës ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, ku përmendim këtu takimin me Kryeparlamentaren Lindita Nikollën në orën 14: 35, në Kryesinë e Kuvendit.

Sot mblidhet KQZ-ja

Rikthehet jeta politike në datën e kanonizimit të Nënë

Sakaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike në datën 4, në orën 12:00.

Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së PDSh-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023.

Njëkohësisht dhe kërkesën e Berishës, për t’u regjistruar në garë me PD-në, sikurse dhe për PS-në, PL-në dhe Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Gjithashtu do të jenë në rend dite dhe projektvendimet për plotësimin e vakancave në bashki të ndryshme të vendit.

EMISIONET