Rezoluta për Shqipërinë, Dule: PE e shqetësuar për të drejtat e minoritetit dhe çështjet e pronësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 12:06
Një ditë pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë, kryetari i PBDNJ-së thekson se aty u paraqitën shqetësimet për të drejtat e minoritetit.
Vangjel Dule kërkon që t’i jepet zgjidhje çështjeve të pronësisë.
Madje kërkon ndalimin me ligj të dhënies së lejeve për ndërtime, pa zgjidhjen e pronësisë.
Dule akuzoi se edhe manastireve po u merren pronat.
Në konferencë kryetari i PBDNJ theksoi se raporti i PE ka tërhequr vëmendjen se raporti ka tërhequr vëmendjen për zgjedhjet e 11 majit duke I konsideruar të pabarabarta.


