''Rektore pa Doktoraturë'', Muka: Shumë shpejt do dëgjojmë dorëheqjen e Mogherinit nga Kolegji i Europës
Studiuesi, Taulant Muka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pas arrestimit të Mogherinit shumë shpejt do dëgjojmë edhe për dorëheqjen e saj si rektore e Kolegjit Europian në Tiranë.
Muka: Fenomeni që ka ndodhur sot, pra fenomeni ‘’Mogherini’’ ka dy nivele debatesh.
Një është debati akademik që besoj do zihej edhe në Europë.
Ka kohë që ndodh.
Por shumë pak ka ndodhur në sferën publike.
Është efekti i një rektoreje pa doktoraturë.
Pra është ndër rastet e ralla në Europë dhe e standarteve Europiane të arsimit ku një Kolegj Europian që duhet të jetë standarti i vlerave Europiane të vendosi një politikan dhe jo një akademik të mirëfilltë.
Kjo mund të ketë më pas shumë diskutime për pasuesin se unë jam shumë i sigurtë që në ditët në vijim do të dëgjojmë edhe dorëheqjen e saj nga Kolegji i Europës.

