Reforma Zgjedhore/ Gogo: Varet nga shumë faktorë, kryesori mbetet vullneti politik
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Premto Gogo në një intervistë në Ora News u shpreh se reformat varen nga shumë faktorë ku më kryesori mbetet ai i vullnetit politik.
Gogo: Është një sfidë për të bërë një reformë në fakt.
Kështu që jo se ato nuk janë të nevojshme.
Veçanërisht për realitete sikurse demokracia jonë përball edhe ky lloj tranzicioni me ulje ngritjet e veta, padiskutim që i ka të nevojshme reformat.
Por varet nga shumë faktorë.
Ku më kryesori mbetet ai i vullnetit politik.
Se sa vullneti politik do kërkojë që këto reforma të kenë në interes të gjerë pikërisht interesin e madh të vendit dhe të qytetarëve dhe sigurisht të të ardhmes së demokracisë funksionale në vend.
Dhe sa do kenë ato llogaritë e ngushta politike në pikëpamje të partive reciproke pra që përbëjnë shumicën në Kuvend që janë dy partitë e mëdha.
Për fat të keq një pjesë e mirë e këtyre reformave kanë dështuar pikërisht për këtë gjë.

