Reforma Zgjedhore, FRD jep në komisionin parlamentar 6 propozimet për zgjedhjet 2025

FRD ka dhënë sot në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore propozimet dhe qëndrimin politik për zgjedhjet e vitit 2025.
Njoftimi:
Me ftesë të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, sot z Xhafer Seiti Sekretar Organizativ i Frymës së Re Demokratike paraqiti qëndrimin politik si dhe propozimet e FRD për zgjedhjet e vitit 2025 si më poshtë:
1 - Komisione zgjedhore te depolitizuara.
2- Votim elektronik.
3 - Lista te hapura.
4 - Rishikim I zonave zgjedhore, mundesishte nje zone zgjedhore, ne pamundesi kater zona zgjedhore me numer te barabarte deputetesh.
5 -Mos ndryshim I qendres se votimit 60 dite para dates se zgjedhjeve.
6 - Votimi I te gjithe shqiptareve jashte Republikes se Shqiperise, kudo qe ndodhen. Në fund të fjales z Seiti të cilin e përshëndes për seriozitetin dhe profesionalizmin, kërkoi qe propozimet e FRD-se te meren në konsiderat nga komisioni i posaçëm Parlamentar. Duke ju falenderuar per bashkëpunimin ju uroj javë të mbarë.
Me shumë respekt Sali Shehu.

