Rama uron besimtarët e krishterë, prezanton një ikonë arti të saporestauruar: Gëzuar Krishtlindjen!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 08:13
Kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë në Shqipëri për festën e Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në facebook, Rama gjithashtu tregoi pamje të një vepre arti të saporestauruar.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

