Rama “thumba” opozitës nga Gjirokastra, nuk "kursen" as minoritetin grek: Pi nga dy nëna

Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për manipulim të votave. Teksa falenderoi qytetarët që votuan Partinë Socialiste, Rama dha premtime për 4 vitet e ardhshme.

Kryesocialisti Edi Rama, nga Gjirokastra i ktheu përgjigje akuzave të opozitës për manipulimin e votave në zgjedhjet e 14 majit.

"Shpjegimi është ai që kemi dëgjuar qysh në humbjen e oparë që votat ishin të tyre por jau rrëmbeu Tërmeti me mafian. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh kopshtet, çerdhet, shkollat," tha ai.

Në turin e falenderimeve pas fitores në zgjedhjet vendore, Rama po nënvizon edhe problematikat të institucioneve dhe administratës qëndrore e vendore

Njerëzillik dhe hapja e bashkive janë kërkesa për drejtuesit.

"Mendoj se ne kemi në qytetet tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë. Kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh. Që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, und të na ktheht në një goditje që askush nuk e imagjinon dot," tha ai.

Batutat e kryeministrit nuk munguan, kësaj radhe me një mesazh ndaj minoritetit grek.

"Mirë e kanë dhe unë gjtihmonë them: Kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë nuk di gjë fare se si është e vërteta. Minoriteti jo vetëm trajtohet mirë, por minoriteti pi nga dy nëna," tha ai.

Rama e nisi turin në Gjirokastër ku inspektoi punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin e Çerçizit.

Bashkë me të zgjedhurit në Gjirokastër, theksuan veçanërisht zhvillimin e turizmit.

EMISIONET