Rama takohet me Komandantin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë: Po rilindim industrinë ushtarake

Rama takohet me Komandantin e Forcave Detare të SHBA-së në

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komandatin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë Stuart B. Munsch.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që po merr vendi ynë për rilindjen e industrisë ushtarake.

Ndërkohë që më tej thekson se në diskutim ishte dhe ecuria e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit. 

Postimi i Plotë:

Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit

EMISIONET