Rama: Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur interes të madh botërisht te investitorët

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një takim të zhvilluar në Qendrën Për Inovacion dhe Teknologji "NEST". Rama u shpreh se projektet me arkitektët e huaj në Shqipëri kanë tërhequr interes të madh botërisht tek investitorët e huaj. 

Rama: Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur interes të madh botërisht. Është interesim i investitorëve. Nga njëra anë është besueshmëria e arkitektëve por edhe e projektit. Është një problem si do të arrijmë ti realizojmë projektet besnikërisht. Natyrisht nga një anë është detyra jonë të adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore. Edhe kjo formulë investimi që u shpjegua është një parashitje. Por një parashitje e bazuar te garancia e investimit. Kemi parë se si ka ndodhur që apartamentet e blera në gropë janë rishtur më një çmim shumë të lartë. Kjo ka të bëjë me cilësinë dhe kohën që realizohen projektet. Investitorët institucionalë duhet të dinë dhe kohën e realizimit.

 

EMISIONET