Rama pret Tajanin: Gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali

Rama pret Tajanin: Gati për firmosjen e Marrëveshjes së

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Rama dha lajmin e mirë se është gati firmosja e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në takim morën pjesë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryenegociatorja dhe ministre e Shtetit, Majlinda Dhuka.

Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit ministrja Spiropali u shpreh krenare për miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat.

EMISIONET