Rama në spitalin e Onkologjikut: Të vlerësohet sakrifica e bluzave të bardha

Rama në spitalin e Onkologjikut: Të vlerësohet sakrifica e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, ku theksoi rëndësinë e vlerësimit të punës së “bluzave të bardha” dhe kontributin e tyre në qindra mijëra ndërhyrje të suksesshme.

Rama nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit, ndërsa puna e përditshme dhe shërbimi ndaj pacientëve shpesh harrohen. Ai kërkoi adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve, duke theksuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor.

Gjatë takimit u njoftua gjithashtu hapja e një godine të re parkimi, që synon përmirësimin e sistemit të parkimit në zonën spitalore.

“Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve që është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve, punonjësve të urgjencës kombëtare dhe të gjithë stafit që mbështet çdo orë e çdo ditë të vitit duke shpëtuar jetë dhe shëruar njerëz të sëmurë.

Dhe duke kryer një shërbim jetik për shoqërinë dhe vendin. Rreth 60 mijë operacione të suksesshme që bën shërbim ynë shëndetësor në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale…është punë e palodhur e mjekëve.

Kur identifikohen veprimtari që njollosin bluzën e lartë kosto e reputacionit është shumë e lartë. Por në fund të ditës për të gjitha ata që e dinë se çfarë do të thotë të shërbesh dhe ata që marrin shërbim, pjesa pozitive është ajo që dominon”, tha kryeministri Rama.

EMISIONET