Rama: Në pranverë do kemi Kongres Zgjedhor të  PS, Kryesi dhe Asamble të re, pensionet do të jepen, por me inteligjencë artificiale

Rama: Në pranverë do kemi Kongres Zgjedhor të  PS, Kryesi

Në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, ka paralajmëruar se në pranverë do të ketë zgjedhje brenda partisë.

Ai tha se pranverë do të kenë një Kongres zgjedhor, për një Kryesi dhe Asamble të re.

“Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS për një Kryesi të re dhe Asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim.

Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës… Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”, tha Rama.

Rama u shpreh se brenda mandatit të ardhshëm, PS do të prezantojë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Më tej ai u shpreh se s’do ketë më as pensione me zarfe, falë inteligjencës artificiale.

“Proceset janë arkaike. Ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencën artificiale. Do të thotë se do të prokurohet pa letra. do të prokurohet me procedura ku konkurrentët  S’do kenë kontakt me asnjë lloj komisionari, dhe ku çdokush që është më sipër s’do mund të influencojë tenderin. Kompania do të sjellë projektin, do japë çmimin, dhe do presë rezultatin.

EMISIONET