Rama: Në pak javë, ujë 24 orë në Laç, vijojmë punën me ujësjellësin e Mamurrasit

Rama: Në pak javë, ujë 24 orë në Laç,

Kryeministri, njëherësh kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Laç, ku prezantoi kandidaten e PS për kryetare bashkie të Kurbinit, Majlinda Cara .

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, “shpresoj shumë se kjo që kemi bërë Kurbinin, që është një nga ndërhyrjet më masive në të gjithë territorin e vendit, edhe për shkak të goditjes së rëndë të tërmetit që dëmtoi masivisht ato godina që prej shumë e shumë vitesh rënkonin në këmbë, të jetë një ndërhyrje që t’i ndihmojë shumë njerëz këtu, që ta shohin të nesërmen pa perdet e errëta të dasive politike, pa muret e barrikadave majta-djathtas, sepse pavarësisht se çdo qytet, çdo zonë ka njerëz të majtë, ka njerëz të djathtë, disa zona më shumë majtas, disa zona më shumë djathtas, kur njerëzit dalin nga shtëpia ka nevojë që rrugët të jenë të pastra njësoj si për të majtët, si për të djathtë. Kanë nevojë që qyteti, vendbanimi të ketë infrastrukturë, të ketë shërbime, të ketë gjelbërim, të ketë ndriçim publik, të ketë atë që i duhet një komuniteti për të jetuar qetësisht dhe për ta parë të ardhmen me besim.

Kjo është fushata e parë që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm , pasi tanimë e kemi kapërcyer epokën e mungesës së ujit në të gjithë Shqipërinë, por sigurisht ka akoma pika që duhen plotësuar. Kur unë kam ardhur këtu në Kurbin, jua them shumë sinqerisht, kam menduar që si mund të jetojnë njerëzit këtu. Sot jua them prapë sinqerisht Kurbini, laçi ku jemi këtu, është bërë një qytet i jetueshëm, është bërë një qytet normal me shumë probleme të zgjidhura dhe me probleme të tjera për të zgjidhur, se çdo qytet ka gjithmonë probleme të tjera për të zgjidhur. Sot Laçi ka shpëtuar njëherë e mirë nga përmbytjet e tmerrshme që shkaktonte ai përroi që dilte rregullisht dhe krijonte aq shumë shqetësim. Sot ujësjellësi i Laçit është shtrirë dhe në pak javë do të sjellë ujë plotësisht 24 orë në të gjitha çezmat e banorëve. Tani e ka radhë ujësjellësi i Mamurrasit për t’u bërë, në mënyrë që të kompletohet e gjithë bashkia me shërbim, me ujë të pijshëm ashtu siç duhet. Dhe ujësjellësi i Mamurrasit është nga të paktët ujësjellës në Shqipëri që ka mbetur ende, sepse ndërkohë kemi bërë plot gjëra të tjera”, u shpreh Rama.

EMISIONET