Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2025, 14:59

Ditët e nxehta të gushtit janë drejt fundit, por kjo nuk i ndalon aspak pushuesit nga mbarë bota të shijojnë peisazhet e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta të Jonit.
Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ndau rrëfimet e pushuesve shqiptarë dhe të huaj për Rivierën tonë, veccanërisht për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin që kryeministri i cilësoi si plazhe fantastike.

