Rama: Me anëtarësimin në BE, do të dyfishohet vlera e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve

Rama: Me anëtarësimin në BE, do të dyfishohet vlera e

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në eventin për rrjetin ndërkombëtar të pasurive të patundshme, “Forbes Global Properties”, i cili i hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit “Capital Point”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me anëtarësimin në BE, vlera e pasurive të paluajtshme në vendin tonë do të dyfishohet.

Kryeministri tha se të gjithë duhet t’i shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme për investim, sepse për 4 apo  5 vjet, sipas Ramës vendi ynë do të jetë pjesë e BE-së.

“Historia e anëtarëve të rinj na tregon se vlera e pasurive të paluajtshme pëson rritje të dyfishtë. shumë njerëz nuk e kuptua, atë për të cilën po flisja dhe morën anën negative të mesazhit që gjërat do të bëhen më shtrenjtë për të marrë një shtëpi, por pjesa pozitive e mesazhit është që çdo familje shqiptare do ketë një shtëpi të vetën që do ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: Sot Shqipëria është një destinacion tërheqës.

Forbes Properties ka interes për Shqipërinë. Ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Por është po kështu edhe lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, sepse nënkupton që pronat, pasuritë e tyre po marrin gjithmonë e më tepër vlerë.

Dhe pasi thashë para disa ditësh në Vjenë që të gjithë duhet t’i shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe një investim i madh, sepse për 4 a 5 vjet ne do jemi pjesë e BE, dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon se vlera e pasurive të paluajtshme pëson rritje të dyfishtë, shumë njerëz nuk e kuptua, atë për të cilën po flisja dhe morën anën negative të mesazhit që gjërat do të bëhen më shtrenjtë për të marrë një shtëpi, por pjesa pozitive e mesazhit është që çdo familje shqiptare do ketë një shtëpi të vetën që do ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite.

 

EMISIONET