Rama ironizon kandidatin e opozitës për deputet: Thellohet programi madhështor

Rama ironizon kandidatin e opozitës për deputet: Thellohet programi

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sot programin e aleancës “Për Shqipërinë Madhështore.

Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet kandidati për deputet nga radhët e opozitës Klevis Balliu, i cili dëgjohet të thotë se “ne kemi një program për të gjitha gjërat që t’i nuk i ke bërë në 12 vite”.

Bashkangjitur me fjalët e kandidatit për deputet dëgjohen të qeshura në sfond, ndërsa në fund shfaqet “bufi”, siç e portretizon kryeministri Rama, kreun e PD, Sali Berisha, i cili thotë “deputeti iku nga lista”.

“Thellohet programi madhështor por… ndiqeni deri në fund”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë Balliu shprehej se me programin e PD-së pas 11 majit tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot.

EMISIONET