Rama: Godinat e reja në "Qytetin Studenti", gati me kushte dhe hapësira më të mira

Rama: Godinat e reja në "Qytetin Studenti", gati me kushte dhe

Godinat e reja në Qytetin Studenti janë tashmë gati për 600 studentë me kushte dhe hapësira shumë më të mira se më parë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga godinat e reja në Qytetin Studenti.

Tre prej këtyre godinave më parë ishin zënë nga qytetarë, të cilët po trajtohen me bonus qiraje nga bashkia e Tiranës.

Investimet në Qytetin Studenti kanë transformuar rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet, ndërkohë që përmirësimet në infrastrukturën e konvikteve do të ulin edhe konsumin e energjisë mesatarisht me 20% krahasuar me nivelet aktuale.

Po ashtu, Karta e Studentit ofron sot 2,200 shërbime falas dhe çmime të reduktuara për 65,000 studentë.

EMISIONET