Rama dhe Osmani në Samitin e Demokracisë, kryeministri: Reforma në drejtësi po i tregon vendit se korrupsioni luftohet

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani janë bërë pjesë e Samitit të Demokracisë organizuar nga presidenti i SHBA Joe Biden. Duke evidentuar reformën në drejtësi si një prej transformimeve në vend, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se përmirësimi i jetës demokratike është një përparësi kryesore.

"Përmirësimi i jetës demokratike është një nga përparësitë tona kryesore. Dhe ti shërbejmë më mirë qytetarëve tanë është puna jonë e përditshme. Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të reformave tona transformuese po i tregon vendit se po të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme por dhe e bëshme," tha Rama.

Në 2022 Kosova ëhstë renditur në vendin e tretë me demokracinë më të përmirësuar në botë. Presidentja Osmani tha se vendi ka bërë progres të jashtëzakonshëm.

"Për Kosovën ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë dhe duke e forcuar atë sot demokracia do të na haopë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme drejt rrugës Euroatlantike. Gjatë vitit të kaluar kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë," tha ajo.

Duke përfitiar nga fjala e saj në këtë samit virtual Osmani ftoi shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë.

EMISIONET