Qëndrimi i Niko Peleshit për protestën e opozitës, Bardhi: Kushtetuta u gris për llogari të Xhaçkës

Qëndrimi i Niko Peleshit për protestën e opozitës, Bardhi:

Nga Korça kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka komentuar ngjarjen e fundit në Kuvendin e Shqipërisë dhe sjelljen e deputetëve të Opozitës, ndaj të cilëve kërkoi që të respektohen kufijtë e vijave të kuqe, duke debatuar ashpër tha Peleshi, por duke respektuar këto kufij.

"Maxhoranca përgjigjet për sjelljen e vet politike, ligjore, për raportet e veta me institucionet kushtetuese siç është parlamenti. Ne jemi më detyrë, jemi në Kuvend, respektojmë detyrimet ndaj qytetarëve, nëse e keni fjalë për ngjarjet e fundit dhe sjelljet e pahijshme politike në Kuvend besoj duhet të pyesni opozitën. Mua nuk më vjen mirë natyrisht dhe nuk dua të bëj këtë ndarjen, ne dhe ata sepse në fund të dundit jemi kolege, nuk më vjen mirë për 20-24 apo edhe për 1 deputet të jetë i përjashtuar nga seanca, por jo çdo gjë është në dorën tonë.

Me këtë nuk merret grupi i PS që unë drejtoj, me këtë merret sekretariati për etikën që merr në shqyrtim provat dhe vendimin, nuk mund të pyetem unë për këtë, personalisht por edhe grupit parlamentar nuk na intereson që të ketë një seancë jo normale me përjashtime, ne duam senacë normale me debat, me debat të fortë normalisht por brenda vijave të kuqe. I vetmi problem që unë shoh në politikën tonë, është mos respektimi i vijave të kuqe. Të debatojmë por jo të dalim përtej, ajo që ndodhi ishte e paprecedentë, ne nuk mund ta kemi në rritje dhunën në parlament dhe ta kalojmë nga një krizë ndër partiake tek tjetra.

Këto janë mendimet tona dhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jotë të ketë parlament të pastabilizuar dhe mendoj e çdo maxhorance".

Peleshi gjithashtu u komentoi shkurtimisht edhe protestën e thirrur nga Opozita, por tha se: "E sheh të paarsyeshme një protestë ndaj një vendimi nga një institucion që nuk varet nga qeveria, në një kohë kur të gjithë bashkë kemi votuar reformën në drejtësi. Peleshi kërkesën për qeveri teknike e cilësoi thjeshtë një oreks politik.

Unë nuk mund të komentoj çfarë thotë opozita, protesta është një element demokratik, nuk është herezi, protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, fakti që opoztia do jetë në protestë është e drejta e tyre, kërkesat politike ata mund ti formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për çfarë arsye? Për shkak të një vendimi të formës së prerë nga një institucion i pavarur nga qeveria? A po flasim pasi krijuar sëbashku një reformë në drejtësi, e kemk votuar me duartrokitje me 140 vota, tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye do dalinë në protestë një parti apo partia tjetër? Nuk shikoj ndonjë substancë", përfundon Niko Peleshi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Niko Peleshi, i cili theksoi se nuk mund të protestohet për një vendim gjykatë. Bardhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se socialistët kanë grisur 2 herë Kushtetutën për llogari të Olta Xhaçkës. Po ashtu Bardhi thekson se përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.

Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

EMISIONET