Qafoku: Zgjedhje atipike, shkak dhe formula e çuditshme që dhe vetë Anjshtanji do e kishte zil, sepse...

Qafoku: Zgjedhje atipike, shkak dhe formula e çuditshme që dhe

Për gazetarin Roland Qafoku zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri janë zgjedhje atipike.

“Jo vetëm në aspektin teknik, por edhe atë politik janë zgjedhje shumë të veçanta për shkak se kemi nga njëra z. Rama dhe PS-në që kërkojnë të thyejnë rekordin e vendosur nga vetë ata duke kërkuar një mandat të katërt dhe për të qenë 16 vite në pushtet.

Por nga ana tjetër kemi PD-në që pas 12 viteve në opozitë dhe pas shumë turbulencave brenda kampit të saj ka rikthyer Sali Berishën në një garë elektorale dhe është ai që synon të kthejë PD-në në pushtet.

Edhe në aspektin teknik këto janë zgjedhje atipike për shkak edhe të formulës së çuditshme që edhe novelisti dhe fizikanti Albert Anjshtajn do ta kishte pak të vështirë, sepse mjafton të themi që për të përcaktuar numrin e votave që një kandidat duhet të jetë deputet duhet të pritet numërimi dhe më pas të thuhet se sa vota duhet të ketë një kandidat që të bëhet deputet”, u shpreh Qafoku.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

EMISIONET