“Pusho!”, Balla i kthehet keq Shehajt: Ik fërkoje, mbaje mirë me Lulin se po tregoi...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave.
Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.
"Pusho ti njëherë, ty s’të kam në refene. Shko merru me Lulin, fërkohu me Lulin, e di shumë mirë Luli si i sillte çantat. Më e mua do merresh ti? Uhuuu! Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli", u shpreh Balla.

