“Pse qeshni?” Rama: Kisha një debat me Mamicën, vota e Shkodrës ka qenë me mendje, jo me zemër
Në një takim falënderues në Shkodër pas fitores së Benet Becit, kryeministri Rama tha se kjo bashki është sfida më e madhe e PS-së.
Ai shtoi se kishte një debat me ministren Elisa Spiropali duke e quajtur si Mamica për punën e fitimit të zemrës së qytetit të Shkodrës.

Rama: Dua t'u them ju të gjithëve ju që jeni këtu, që unë për veten time këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Partisë Socialiste. Për hir të të vërtetës kisha dhe një debat me Mamicën. Pse qeshni? Për ju është Elisa.
Patëm një debat me Mamicën për punën e zemrës. Unë mendoj që vota e Shkodrës ka qenë përtej PS, ka qenë një votë me mendje më shumë sesa me zemër. Kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote.


