Pse duhet t'i rritet rroga deputetit? Ahmetaj: Nëse PBB është rritur 80%, pagat në 2025 rriten 100%
Arben Ahmetaj u bë pjesë e seancës parlamentare, duke u pritur me protestë nga lëvizja bashkë. Në qëndrimin e dhënë ai u shpreh se do të votojë për rritjen e pagave, por duke shtuar se bëhet fjalë për administratën
Ish-zëvendëskryeministri arben ahmetaj është pritur me protesta nga lëvizja Bashkë që tubimin kundër rritjes së pagave të deputetëve e zhvilloi para sallës së kuvendit
Ahmetaj është edhe nën hetim të spak për incineratorët, ndërsa aktivistët nuk i ndalën akuzat.
Për kamerat ai shprehet se do të votojë për rritjen e rrogave, por kujdeset të shprehet se shtesa është për administratën.
I pyetur se përse duhet tu rriten pagat deputetëve, Ahmetaj tha se nëse PBB është rritur me 80%, atëherë pagat do të rriten 100% në 2025.
Z.Ahmetaj, do e votoni rritjen e pagave sot në Kuvend?
"Sigurisht që do e votoj,." tha ai.
Në analizë ai sjell në vëmendje dhe situatën e buxhetit
Cila është një arsye se pse duhet tju rritet paga ju deputetëve të Kuvendit?
Unë po shkoj të votoj rritjen e pagave të administratës publike, të mjekëve, mësuesëve, ashtu siç kemi bërë në 10 dhe do të vazhdojmë të bëjmë akoma më shumë në 12.
Nëse PBB është rritur 80%, pagat në 25 rriten 100%.
Ishte Komisioni i Ekonomisë që miratoi ndryshimin e projektligjit, duke shtuar edhe të ardhurat për kryeministrin, ministrat e deputetëve. Për këta të fundit rroga shkon deri në 3 milionë lekë.