Pse duan “ta kapin” SPAK-un, Balliu: Rama në panik, pasi pushteti absolut, të korrupton absolutisht
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News argumentoi se pse Partia Socialiste kërkon vënien nën kontroll institucionet e drejtësisë.
“S’është akuzë të thuash që dikush ka pasur një rol kyç në këtë reformë në drejtësi. Kjo më kujton pak kur PS-ja donte ta vinte nën kontroll BKH-në me Saimir Tahirin.
Dhe njësoj më duket dhe kjo për të rritur kontrollin mbi SPAK-un. Sepse unë nuk e vë në diskutim që atje ka njerëz që duan të respektojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën. Janë pak në numër, janë në pozita shumë të vështira.
Sepse edhe unë po të isha nuk do doja t’i dilja në ballë mafies së incineratorëve, mafies së sterilizimit Por duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për hetime të forta, 300 milionë euro këtej, Bajrat andej dhe nuk ëhstë e lehtë të jesh prokuror i drejtë.
Kjo për shkak se kanë mbetur disa të tillë aty, këta sulen që të kenë nën kontroll dhe të sulmojnë opozitën, sepse Edi Rama nuk pranon më që të pipëtijë zëri, pasi ai është tani në një situatë paniku.
Sepse pushteti absolut, të korrupton absolutisht. Ky pushtet të rëndon. Patjetër që opozita është në situatë të vështirë, por edhe ky nuk ka më pak. Sepse nuk ëhstë pak McGonigal, dhe atje është Amerika, ndërsa këtu ëhstë shoqata.
Ku ka vend të botës që është kundër drejtësisë, sepse opozita drejtësinë ka, s’ka pushtet. Gjithë Shqipërinë po arrestojnë këta, por kryetarët e bashkive dhe vetë kryeministrin nuk e arrestojnë dot”, theksoi Balliu.



