LISTAT ZYRTARE TË PS-SË/ “Thyhet” rregulli për disa deputete, ka dhe “shpërblime”, nuk mungojnë "anonimët" dhe largimet

Partia Socialiste ka publikuar listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Emrat janë bërë me dije nga drejtuesit politik të Qarqeve pas mbledhjes së Kryesisë.

Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës, teksa nuk ka surpriza edhe sa i përket kryesuesve të listave, të cilët janë drejtuesit politik.

Rama duket se ka “pastruar” partinë nga politikanët me kontribut në parti, duke i mbushur shumicën e listave me emra anonimë, teksa pjesën më të madhe të deputetëve aktualë i ka lënë në listë të hapur.

Nga lista e deputeteëve aktuale, të cilat nuk kanë qenë drejtuese politike, Rama duket se ka mbajtur me “hatër” disa prej tyre, duke thyer rregullin, se kush nuk ishte drejtues politik, do vendosej në listë të hapur.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Klodiana Spahiun, Milva Ekonomin dhe Aurora Maran, të cilat janë futur në listën e sigurt të Durrësit; Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi në Elbasan, apo Lindita Nikollën dhe Delina Ibrahimajn në Tiranë.

Rama ka mbajtur me “hatër” edhe ministrat e rinj si Petrit Malaj, Pirro Vëngu, Albana Koçiu, Igli Hasani, të cilët i ka futur në lista të sigurta, teksa në listat e hapura ka futur ministrin e Brendshë, Ervin Hoxhën.

Si çdo herë, Rama sërish ka “blerë” edhe kandidatë nga kundërshtarët, ku në listën e Tiranës ka futur Endrit Braimllarit që iku nga LSI, si dhe në atë të Fierit ka futur deputetin e PDIU-së, Nusret Avdulla, i cili shpesh herë në Kuvend i ka bashkuar votat me mazhorancën.

Ndërkohë në Kukës është futur edhe ish-deputeti i PD-së, Alban Zeneli.

Ndërkohë, Agron Çela i Shkodrës, i cili në mes të “sezonit” iku nga LSI dhe iu bashkua Ramës, ky i fundit e ka shpërblyer duke i vendosur vajzën, Xhejms Çela të parën në listën e sigurt të Shkodrës.

Rama ka “shpërblyer” edhe disa prej opinionistëve që e mbrojnë në studiot televizive, ku Iris Luarasin e ka futur në listën e sigurtë të Tiranës, tashmë që iu prenë fondet nga USAID.

LISTA E EMRAT

TIRANA

Në listën e mbyllur: 

1.     Edi Rama

2.     Ogerta Manastirliu

3.     Elisa Spiropali

4.     Lindita Nikolla

5.     Taulant Balla

6.     Adea Pirdeni

7.     Albana Kociu

8.     Igli Hasanaj

9.     Delina Ibrahimaj

10.   Ilva Gjuzo

11.   Iris Luarasi

12.   Erion Malaj

Lista e Hapur

1.     Andi Seferaj

2.     Anila Denaj

3.     Antonela Dedej

4.     Arben Pëllumbi

5.     Blendi Goxhe

6.     Blendi Sulaj

7.     Blerina Gjylameti

8.     Edlira Dyrmishaj

9.     Eldi Qepeli

10.   Endrit Brahimllari

11.   Entela Ramosco

12.   Erion Braçe

13.   Ermonela Felaj

14.   Ervin Hoxha

15.   Etilda Hoxha

16.   Etjen Xhfaj

17.   Fatmir Xhafaj

18.   Florian Pullazi

19.   Glixhjet Madhi

20.   Halil Koloshi

21.   Halit Vlateri

22.   Julinda Dhame

23.   Kejsi Elezi

24.   Klotilda Bushka

25.   Mimi Kodheli

26.   Mirgit Vata

27.   Olta Xhaçka

28.   Ornaldo Rapiki

29.   Pandeli Majko

30.   Persida Shkrepa

31.   Plarent Ndreca

32.   Roi Bashaj

33.   Silda Çepe

34.   Sofika Lleshi

35.   Toni Gogu

36.   Xhemal Qefalia

37.   Ylli Shehu

FIER

Në listën e mbyllur: 

1.     Belinda Balluku

2.     Erjon Mile

3.     Petrit Malaj

4.     Kiduina Zaka

5.     Ana Nako

Në listën e hapur:

1.     Ceno Klosi

2.     Zahira Gjika

3.     Ramjon Kurti

4.     Mariglen Hoxha

5.     Gerta Dhima

6.     Asfloral Haxhiu

7.     Elton Korreshi

8.     Maldrita Bardho

9.     Përparim Arapi

10.   Ilirjan Musko

11.   Zeqine Çaushi

12.   Antoneta Dhima- deputete aktuale

13.   Klevis Jahaj

14.   Dhimiter Kruti

15.   Abdi Snalla

16.   Nusret Avdulla

DIBËR

Në listën e mbyllur: 

1.     Blendi Klosi

2.     Alma Selami

Në listën e hapur:

1.     Murat Dani

2.     Daniel Gjura

3.     Valentina Haliti

4.     Agron Malaj

5.     Dritan Selishta

BERAT

Në listën e mbyllur: 

1.     Ervin Demo

2.     Enriketa Jaho

Në listën e hapur: 

1.     Matea Rexhepi

2.     Hatixhe Ikonomi

3.     Julian Zylaj

4.     Ardian Islami

5.     Ertis Hyka

6.     Fadil Nasufi

7.     Hysen Buzali

GJIROKASTËR

Në listën e mbyllur:

1.     Mirela Kumbaro

Në listën e hapur:

1.     Anila Dhimitri

2.     Pirro Dhima

3.     Shyqeri Hysi

4.     Tërmet Peci

LEZHË

Në listën e mbyllur:

1.     Ulsi Manja

2.     Ermal Pacaj

Në listën e hapur:

1.     Admir Kadeli

2.     Andon Gjoni

3.     Klotilda Ndreca

4.     Erjon Markaj

5.     Marjeta Neli

6.     Aurora Reçi

7.     Pranvera Skana

KORÇË

Në listën e mbyllur:

1.     Niko Peleshi

2.     Romina Kuko

3.     Genti Lakollari

Në listën e hapur:

1.     Alfons Olldashi

2.     Arjan Jaupllari

3.     Besa Spaho

4.     Bledi Çomo

5.     Eni Zake

6.     Eridjon Rustemi

7.     Gëzim Gora

8.     Ilir Pendavinji

9.     Vasil Sterjovski

10.   Vinjola Rota

SHKODËR

Në listën e mbyllur:

1.     Marjana Koçeku

2.     Onid Bejleri

3.     Xhenis Çela

4.     Bujar Rexha

Në listën e hapur:

1.     Edona Bilali

2.     Enertil Canaj

3.     Ervin Doda

4.     Holta Duda

5.     Frrok Gjini

6.     Besmir Lesha

7.     Marjan Ndershtiqaj

8.     Vera Ndreca

9.     Kejsi Spahija

10.   Shkelqim Sterkaj

11.   Adnan Shullani

KUKËS

Në listën e mbyllur:

1.     Eduard Shalsi

Në listën e hapur:

1.     Ali Hallaçi

2.     Aristogena Poga

3.     Alban Zeneli

DURRËS

Në listën e mbyllur:

1.     Klodiana Spahiu

2.     Milva Ekonomi

3.     Loer Kume

4.     Skënder Pashaj

5.     Aurora Mara

Në listën e hapur:

1.     Ani Dyrmishi

2.     Arkend Balla

3.     Etleva Budini

4.     Alban Xhelili

5.     Edvin Prençe

6.     Entela Hoxha

7.     Edmond Rrushi

8.     Erjon Meka

9.     Jona Osmani

10.   Erjon Xhelili

11.   Indrit Gjoka

12.   Dorina Laçi

13.   Gentian Hila

14.   Ilir Ndraxhi

VLORË

Në listën e mbyllur:

1.     Blendi Çuçi

2.     Zamira Sina

3.     Erjona Ismaili

4.     Piro Vengu

Në listën e hapur:

1.     Vasil Llajo

2.     Ardit Bido

3.     Gjergji Merkuri

4.     Ina Majko

5.     Vullnet Sinaj

6.     Evis Allushi

7.     Klevis Kaso

8.     Brunilda Mersini

9.     Brisejda Çakeri

10.   Mjaftesa Sulaj

11.   Endi Hysenaj

12.   Damian Gjiknuri

ELBASAN

Në listën e mbyllur:

1.     Arbjan Mazniku

2.     Bora Muzhaqi

3.     Ermal Elezi

4.     Adi Qose

5.     Evis Kushi

Në listën e hapur:

1.     Aulona Bylykbashi

2.     Florenc Spaho

3.     Saimir Hasalla

4.     Agron Gaxho

5.     Shkëlqim Bullari

6.     Ela Toçka

7.     Olsi Komici

8.     Ervina Meta

9.     Geldon Fejzo

10.   Luan Duzha

11.   Arlind Kullolli

12.   Sara Mila

13.   Desantila Tahiraj

14.   Musa Coha

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET