PS mbledh Kryesinë, zbulohen porositë për deputetët socialistë

Është mbledhur sot Kryesia e Partisë Socialiste.
Raportohet se në takim është diskutuar në lidhje me ecurinë e punëve të komisioneve parlamentare dhe është bërë një analizë e seancës së kaluar parlamentare.
Sipas tij në takim është theksuar nevoja për pjesëmarrje në diskutimet parlamentare në mbrojtje të nismave të qeverisë, ndërsa ka pasur edhe diskutime për mbarëvajtjen e punës së komisioneve.
Partia Socialiste vijon gjithashtu edhe turin në bazë “Punët e Shqipërisë”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes u pyet në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë.
Balla tha për gazetarët se kritikat e saj Spiropali nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupi, ndërsa theksoi se një vendimmarrje për të do të merret kur Kryesia të bëjë një raport për punën e deputetëve.
PYETJE - PERGJIGJET
Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.
Pyetje: A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e Ballukut?
Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…
Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?
Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar
Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?
Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi


