PS kërkon përjashtimin e kreut të PD-së nga Kuvendi, Berisha: Opozita do krijojë platformën e saj para zyrës së narkodiktatorit

Në daljen e tij të përditshme para medias, kryedemokrati Sali Berisha është pyetur lidhur me qendrimin e tij me kërkesën e mazhorancës për përjashtimin e tij prej 30 ditësh nga punimet e Kuvendit.
Kërkesë e cila ka ardhur si kundërpërgjigje të deklaratave të një dite më parë të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato.
Ndërkaq, Berisha dha një përgjigje të prerë duke thëenë se PD planiofikon të krijoj një platform të sajën para zyrës së kryeministrit Rama.
"Qendrimi im ësht ky që u shpreh këtu. PD u bllokua nga 9 seanca perveç njërës. PD do krijojë platformën e saj para zyrës së narkodiktatorit të parlamentit."- u shpreh Berisha.

