PS është në të drejtën e vet por…, Koka: Si mund të rikandidojë Redjan Kralin në Kavajë që falimentoi Bashkinë

Gazetari Bledian Koka thotë se PS është në të drejtën e vet të përzgjedhë kandidatët që do për të garuar në 14 maj.

Por në "Ora e Betit" ai nënvizoi se nuk mund të kuptojë sesi mund të rikandidojë kandidatë që kanë falimentuar bashkitë në këtë mandat që po përmbyllin.

Bledian Koka: Për aq kohë sa nuk kanë procedime penale PS është në të drejtën e vet ti rikandidojë. Unë mund të hedh dyshime se PS është de facto parti komuniste, në varësi të humorit të kryetarit dikush arrestohet dhe dikush promovohet dhe pse nuk ka asnjë vlerë. Si mund të rikonfirmosh kryebashkiakun e Kavajës, Redjan Kralin?

Poli Hoxha: Se e ka fitoren në tavolinë, se vret mendjen fare.

Bledian Koka: Bashkia e zotërisë në fjalë ka falimentuar.Katër vjet kanë falimentuar 6 bashki. Si mund të rikandidosh Gledian Llatjen në Elbasan, e çoi për gjynah Gjergj Luca. Banaliteti është i tmerrshëm. E bëjnë se munden.

EMISIONET