Protesta e PD-së tek Kryeministria, qindra policë në gatishmëri

Protesta e PD-së tek Kryeministria, qindra policë në

Në orën 18:00 do të mbahet protesta e PD-së para Kryeministrisë. Rreth 500 policë janë në gatishmëri dhe do të pozicionohen pranë Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi.

Një pjesë tjetër e forcave do të qëndrojë në gatishmëri për të ndërhyrë në godinat e tjera nëse situata e kërkon.

Plani i policisë ka nisur që prej orës 14:00, ndërsa parkimi i automjeteve përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit është ndaluar.

Nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, të gjitha rrugët që të çojnë në bulevard do të jenë të bllokuara.

Qytetarëve u është kërkuar të shmangin këto rrugë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë spostime të automjeteve nëse protestuesit nuk qëndrojnë vetëm para Kryeministrisë.

EMISIONET