Projektbuxheti 2025/ Kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita në protestë. Ç'pritet të ndodhë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 08:41

Kuvendi do të vijoj edhe ditën e sotme seancën plenare ku do të diskutohet projektbuxheti 2025, duke u hedhur në votim në parim.
Seanca e parë u zhvillua ditën e djeshme, (18 nëntor), një senacë e cila nisi në orën 10 të mëngjesit dhe diskutimet u mbyllën në orën 22:00 të mbrëmjes.
Nga ana tjetër, opozita ka thirrur një protestë përpara Parlamentit.
Kreu i PD Sali Berisha ju ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

