Programi qeverisës i PD/ Berisha: Porosia ime është kjo; gjithçka në epiqendër qytetarin

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me departamentet në PD, ku është folur për hartimin e një program të detajuar, tha se gjithçka duhet të ketë në epiqendër qytetarin.

Berisha u shpreh se  ky program duhet të hartohej me përgjigjet më të mira. Natyrisht ju besoj e keni të qartë. Shteti ligjor dhe të drejtat e qytetarëve janë dhe do të mbeten shtylla më kryesore e programit të PD.

“Ligji, të drejtat, zbatimi kanë nevojë për një rishqyrtim. Është e domosdoshme që në këtë fushë, si kudo në çdo fushë tjetër, të vështrojmë cilat janë themelet që duhet të prekim, cilat janë reformat themelore që duhet të ndërmarrim dhe cilat janë amendimet, përshtatjet e nevojshme në mënyrë që në kohën më të shpejtë dhe më të parë, të rikthejmë funksionimin e shtetit ligjor dhe të të drejtave themelore të qytetarëve”, tha Berisha.

Berisha: Natyrisht qëllimi kryesor i kësaj mbledhje është programi i ardhshëm i PD-së, i cili duhet tu japë përgjigjen më të mirë krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, plagëve të mëdha që ka krijuar neodiktatura e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ky program duhet të hartohej me përgjigjet më të mira. Natyrisht ju besoj e keni të qartë. Shteti ligjor dhe të drejtat e qytetarëve janë dhe do të mbeten shtylla më kryesore e programit të PD. Në këtë kontekst, adresimi i problemeve të mëdha të cilat de fakto kanë zhdukur pothuajse shtetin ligjor.

Unë ju rikujtoj se në një klasifikim serioz ndërkombëtar, narkoshteti i Edi Ramës, renditet katër shkallë më poshtë se sa shteti monist i Vietnamit komunist, në raport me treguesit e zbatimit të ligjit dhe shtetit ligjor. Ligji, të drejtat, zbatimi kanë nevojë për një rishqyrtim. Është e domosdoshme që në këtë fushë, si kudo në çdo fushë tjetër, të vështrojmë cilat janë themelet që duhet të prekim, cilat janë reformat themelore që duhet të ndërmarrim dhe cilat janë amendimet, përshtatjet e nevojshme në mënyrë që në kohën më të shpejtë dhe më të parë, të rikthejmë funksionimin e shtetit ligjor dhe të të drejtave themelore të qytetarëve.

Ne kemi disa parime, që i kemi thelemore në funksion të të cilave vërtitet e gjithë veprimtaria jonë. Porosia ime është kjo; gjithçka në epiqendër qytetarin. Qytetari po ikën masivisht nga ky vend, nga dy faktorë, varfëria dhe dëshpërimi, dëshpërimi dhe varfëria. Ne biem dakord, që vështirë të gjesh vend tjetër me pasuri përrallore, të gjithanshme si ky vend, por që grabiten e plaçkiten dhe janë shndërruar në mallkim për qytetarët shqiptarë. Do të duhet që ne ti jepim përgjigje të shpejtë kësaj situate të qytetarit shqiptar, kësaj rrokullisje të madhe, që ai pësoi pa luftë, pa shkaqe madhore. Në 8 vite, nga më i paguari që ishte në Ballkan të zbresë gjithnjë poshtë e më poshtë. Kur them qytetari, kam këtu parasysh të gjithë problematikat e tij dhe në çdo sektor të kërkoja nga ju që të përparësojmë kërkesat e tyre.

EMISIONET