"Profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund", Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta dj*gin se nuk e qeverisin dot
Deputeti socialist Toni Gogu i eshte pergjigjur ne Kuvend pretendimeve te demokrateve per zgjedhjet e 11 majit.
Tonin Gogu: Shqipëria është pararojë e integrimit, jo u tha dje me zë të partë në PE, u tha në progres raportin më të mirë ndonjëherë, e thanë me gjuhën e shifrave, vlerësimit institucional, standardeve europiane, siç dinë ta thonë ata.
Ne shqiptarët nuk jemi më bishti i Ballkanit, por kreu i Ballkanit në paradhomën e BE, jemi aty ku nuk kemi qenë kurrë. Pastaj kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund.
Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri, narko-diktaturë thotë Gazi, ndryshe thonë ndërkombëtarët. Ky është kontrasti i vërtetë. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot.

