Privatizimi i Limionit, avokati: Rast i paprecedent botëror ku privati financon ngritjen e një baze ushtarake

Privatizimi i Limionit, avokati: Rast i paprecedent botëror ku privati

Avokati, Isuf Shehu, i ftuar në "Drejt" thotë se privatizimi i zonës detare të Limionit në Sarandë, që është vënë nën sekuestro nga SPAK, është rast unik në botë.

Sipas tij nuk ka ndodhur ndonjëherë që një subjekt privat të financojë ndërtimin e një baze ushtrarake.

Shehu: Është një kazus shumë interesant ku një privat merr përsipër të investojë ngritjen e një baze ushtarake, ta ristrukturojë, ta ndërtojë, qoftë edhe ta lyejë është një rast i paprecedent botëror ku me paratë e veta një subjekt qoftë juridik apo fizik kryen një veprim të tillë. Është rast unik ku i lihet përgjegjësia e mbarëvajtjes së punëve të ushtrisë subjekteve private.Kontraktohen në gjithë botën që të kryejnë punë për ushtrinë por jo të kryejnë punën e ushtrisë, punën e shtetit në lidhje me ushtrinë. Nuk bëjnë financimin. Për më tepër të ngushtojnë një bazë ushtarake dhe të ngrejnë vila luksoze aty krahas bazës ushtarake që presupozohet të jenë në menaxhimin e NATO-s.

EMISIONET