Presidenti Trump uron Presidentin Begaj për "28 Nëntorin": Faleminderit për mesazhet e ngrohta dhe pozitive

Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë. Në një reagim në rrjete sociale, Begaj thotë se ndan përshëndetjen e liderit të SHBA për shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme. 

"Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.
Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!", ka shkruar presidenti Begaj. 

 

EMISIONET