PREMTIM I MBAJTUR/ “Tigri “autokton” i 2025-s kafshon fort, tigrushi izolohet në kafaz (FOTO+VIDEO)
“Njeriu mund të harrojë se çfarë i keni thënë, por asnjëherë nuk mund të harrojë se si e keni bërë të ndihet!”.
Pikërisht kjo thënie e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, vlen të rikthehet në vëmendje teksa shikon Tigrin Autokton të 2025-s që mbajti premtimin e tij teksa njoftoi thuajse një muaj më parë se do të kafshojë dhe do e shkatërrojë “tigrushin” e 2024-s që pushtoi faqet e para të medieve shqiptare në javët e fundit të vitit që lamë pas.
Kujtojmë se Erion Veliaj, publikoi në rrjetet e tij sociale një foto ku ishte një tigër nga kopshti zoologjik i Tiranës, duke i dhënë një mesazh kryeministrit Edi Rama, pasi SPAK njoftoi se ndaj kryebashkiakut të Tiranës kishin filluar hetimet.
Pak javë më vonë, presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, e “sfidoi” publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke pozuar me tigrin e tij të vërtetë, duke e ledhatuar.
Dhe tashmë me arrestimin e Erion Veliajt, mund të thuhet pa frikë se tigrushi i 2024-ës e përfundoi ciklin e tij, duke u izoluar brenda në kafaz.

