Prapaskena e Integrimit, Spaho: Ja fatura financiare që do t'i kushtojë shqiptarëve nga hyrja në BE
Ditën e djeshme, parlamenti shqiptar kaloi një rezolutë të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës me 104 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim, e cila i hap rrugën përshpejtimit të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Pavarësisht kësaj dakordësie, palët mbajnë qëndrime të ndara mbi ecurinë e procesit, ku opozita thekson se reformat kanë ngecur, ndërsa qeveria premton mbylljen e shpejtë të bisedimeve dhe anëtarësimin e mundshëm deri në Krishtlindjet e vitit 2027.
Gjatë analizës në studion e lajmeve në “Ora News”, eksperti i Ekonomisë, Mateo Spahoi theksin e vendosi tek ajo që shpesh anashkalohet: kostoja e integrimit.
Ndërkohë që anëtarësimi sjell fonde europiane dhe rritje të pritshme ekonomike—si në rastet e Rumanisë dhe Bullgarisë—ai gjithashtu mbart një faturë të kripur.
Sipas llogaritjeve të përmendura nga eksperti i Institutit Liberal Pashko, përshtatja e legjislacionit dhe reformat e nevojshme strukturore pritet t'i kushtojnë financave të shtetit shqiptar rreth 7.6 miliardë euro.
Kjo kosto, tha Spaho, që përfshin reformat në drejtësi dhe administratë, do të mbulohet nga taksat e qytetarëve shqiptarë me shpresën se rezultatet finale do ta justifikojnë këtë sakrificë.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE


