Post 11 maj/ Koduzi hedh dyshimet mbi vulën: Me pazarin që po të jap opozitën, të jap qeverinë!

Në një intervistë në Ora News, Gazment Koduzi nga Demokratët Euroatlantikë hodhi dyshimet se në këmbim të vulës për Partinë Demokratike, opozita mund t’i kenë dhënë qeverisë shumicën në 11 maj.
Koduzi: Pasi dalin rezultatet dhe pavarësisht se kemi kundërshti subjektet politike, në fund të fundit është bërë tashmë gati një muaj që kanë mbaruar zgjedhjet dhe jemi ftohur nga fushata elektorale, para dhe pas saj, ne gjithmonë analizojmë ngjarjet në momentet që ndodhin.
Kur flasim për zgjedhjet është korniza ligjore që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, një ligj që u faktua në terren që ishte pro qeverisë. Cila ka qenë arsye që opozita ia dha votën këtij ligji elektoral, ka shumë pikëpyetje. Ka opozitë të cilës i dhurohet një vulë, për t’i dhënë vulën në 11 qershor, me pazarin që po të jap opozitën, të jap qeverinë.

