PO NDODH/ PROTESTA - Qytetarët "rrethojnë" Kuvendin, në pritje të vendimit që do të marrin deputetët
Paralelisht me seancën parlamentare të kësaj të enjteje, 12 mars ku priten diskutime të forta në radhët e opozitës për çështjen e imunitetit të ish numrit dy të qeverisë, njëkohësisht deputete e PS, Belinda Balluku, qytetarët janë mbledhur para Kuvendit në shenjë proteste.
Ata janë mobilizuar nga e gjithë Shqipëria, duke iu bashkuar thirrjes së opozitës për t’u ngritur kundër një mazhorance të korruptuar dhe inkriminuar që uk i lëshon zyrtarët e lartë të përfshirë në afera të dokumentuara nga SPAK.
Rasti është ai i deputetes së PS, Belinda Balluku, ku Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prej dy muajsh kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetin, gjë e cila ka hasur në kundërshtimin e fortë dhe të ashpër të kryeministrit Edi Rama, i cili prerazi e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë një veprim të tillë.
Ndërsa protestuesit janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë, edhe trupat diplomatike të akredituar në Shqipëri nuk ka mbetur pas në ndjekjen e zhvillimeve në vendin tonë.
Mesazhet e ndërkombëtarëve vijnë si një presion i madh ndaj kryeministrit Edi Rama për hetimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta shtetërore, teksa me mbrojtjen që kryesocialisti po u bën të tijve, rrezikon ëndrrën evropiane të Shqipërisë drejt integrimit në BE.


