Mbyllja e TikTok, Rama mbledh gratë socialiste dhe ironizon dekaratat e Berishës për bojkot të mësimit: Lajthitje mashështore!

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për bojkot të mësimit kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur aksesin në platformën sociale TikTok.

Teksa më herët publikoi në rrjetet sociale një video me buf teksa dëgjohet kreu i PD-së, Sali Berisha që u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orën e parë të mësimit ditën e hënë, si dhe prindërve për t’i mbështetur, këtë reagim Rama do ta përforconte edhe në takimin me gratë socialiste me rastin e 8 Marsit.

"Lajthitje e madhe", e cilësoi Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama sqaroi se vendimi lidhur me mbylljen e aksesit për një periudhë 12-mujore në platformën TikTok në Shqipëri është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ndërkohë, Rama tha se “jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët”.

EMISIONET