"Listë të zezë" për ndërtuesit që shkelin ligjin, Rama: Do përjashtohen për 5 vjet nga e drejta për leje!
Qeveria ka paraqitur paketë masash ligjore për mbrojtjen e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa prezantoi një sërë masash të rëndësishme, u shpreh se për ndërtuesit që shkelin ligjin por edhe për arkitektet do të një listë të zezë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi ndërtuesit dhe individët që shkelin lejet e ndërtimit.
Ai theksoi se të gjithë ata që do kapen në shkelje do të përfundojnë në listën e zezë dje kjo listë do jetë e aksesueshme nga të gjithë.
“Krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, që është një databaze digjitale kombëtare, ku do regjistrohen të gjitha lejet, të lëshuara nga të gjitha autoritete e territorit, çfarë do jetë një pikë referimi për të gjithë. Kudo ku ka një zhvillim, gjithsekush mund të bëjë një verifikim në këtë data bazë.
Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, dhe jo thjesht i kompanive, por i personave, lista e zezë do të përfshijë zhvilluesit, shoqëruesit, individët, që kanë shkelur ligjin, përfshirë administratorë, ortakët, pronarët përfitues, që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për një periudhë 5-vjeçare. Do jetë një regjistri publik, i aksesueshëm nga të gjithë.
Gjithë ky proces ndalimi do të thotë që nëse një subjekt ka kryer punime në shkelje të lejes së miratuar nga organi kompetent, këshilli kombëtar apo baskia, ka shtuar ose ka ndryshuar qoftë dhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba dhe ndëshkime të tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin, një subjekt të listës së zezë.
Ju hiqet licenca edhe arkitekteve, ku nuk mund të ushtrojnë aktivitetin për pesë vjet. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet procesi në kohë reale. Monitorimi i territorit do jetë me kamera dhe me dronë.” tha Rama.
Gjithashtu nënvizoi se është e rëndësishme dhe se me masën e re në ligj, është edhe detyrimi për të garantuar një numër pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtohet.
“Me masën e re në ligj lidhet detyrimi për të garantuar një numër të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë. Do të krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit dhe subjektet do të sjellin pemët. Pemët do të ketë një katalog për pemët, parametrat e përcaktuar dhe subjektet do të dorëzojnë pemët.
Kush ndërton më shumë do të mbjellë më shumë pemë. Po ashtu kemi marrë një tjetër masë dhe këto janë të gjitha në fuqi që të jemi të qartë. Po ashtu, janë të panumërt shembujt e familjeve që ankohen sepse blejnë apartament dhe për fqinj nuk kanë një familje tjetër , por kanë një furrë dhe dhoma e gjumit i bie mbi furrë ose kanë një zdrukthëtar, që nuk është fare i presupozuar të zhvillojë aktivitetin aty ku ka apartamente.
Është e mundur të ketë aktivitete të caktuara, por padyshim duhen bërë me leje, dhe duhet të jenë pjesë e një kategorie të caktuar që nuk tronditin dhe shqetësojnë të gjithë të tjerët.
Më tutje një masë me rëndësi është regjistrimi i lejeve të ndërtimit pranë agjencisë shtetërore të Kadastrës, kjo është një tjetër masë për të garantuar që kush blen apartamente apo dyqan është i sigurt që po blen një pronë të regjistruar. Noteri do të hynë në mes që të garantojë këtë proces”, tha ndër të tjera ai.


