PD kërkon kandidat për Tiranën/ Nisin negociatat me aletatët për daljen me një emër, i pranishëm dhe Alimehmeti

Partia Demokratike po zhvillonte takimin e parë dhe sapo kanë hyrë, ka dal Belinda Balluku, drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe kandidatja e PS Ogerta Manastirliu pasi kanë përfunduar takimin e tyre brenda.

Ndërkohë nga ana e PD ka ardhur dhe ka nisur takimi mes Flamur Nokës dhe Belind Këlliçi, të cilët aleatët e parë që kanë gjetur për ti takuar janë pikërisht Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste.

Ditën e sotme nis turi i takimeve me partitë e opozitës që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në gjetjen e një kandidati konsensual për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës që pritet të mbahen javet e ardhme, ku tanimë vendimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt ka hyrë në fuqi në fletoren zyrtare dhe pritet që zoti Bajram Begaj të shpall datën e zgjedhjeve së shpejti dhe të nis procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

PS tanimë ka caktuar jo vetëm kandidaten që duhet të jetë Ogerta Manastirliu por edhe drejtuesen politike të Bashkisë së Tiranës që është Belinda Balluku.

EMISIONET