"Po ju mbaron 'TikTok'"/ Noka: PS-ja në 12 vite u solli shqiptarëve ekonominë e dr*gës

Deputeti i Partisë Demokratike  Flamur Noka, akuzoi ashpër Qeverinë, se ka vjedhur dhe ka sjellë ekonominë e drogës.

Këto deklarata, Noka i bëri gjatë fjalës së tij në seancën e sotme pleanare në Kuvend.

Noka tha se PS-ja nuk ka fytyrë të flasë para shqipatrëve, që në 12 vite solli drogën, ekonominë që mbahet me kanabis, heroinë dhe kokainë.

Noka shtoi se shqiptarët nuk votojnë më për incenetarorët, apo shpopullimin e Shqipërisë, dhe se ‘tik-taku’ i PS-së po mbaron.

“Të vish dhe të flasësh këtu para shqiptarëve për arritjet e kësaj qeverisje duhet që të kesh fytyrën tuaj, ca i sollët shqiptarve në 12 vite ju, drogën. Sot ekonomia mbahet me kanabis, heroinë dhe kokainë, kjo është fytyra e pushtetit tuaj. Ju keni vjedhur aq shumë sa edhe në librat ‘Guiness’ nuk është parë kjo. Ju keni vjedhur këtë vend. Do ju votojë për incenetarorët shqiptarët, apo që shpopulluat Shqipërinë, nuk ka votojë për ju. Tik-taku juaj po mbaron. Është radha jonë. Radha e horrave dhe e banditëve ka mbaruar’,- tha Noka.

EMISIONET