PLL regjistrohet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

PLL regjistrohet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot regjistrimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit, me kryetar Shpëtim Axhanin, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi dy kërkesa për regjistrim të komiteteve nismëtare për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki.

KSHZ vendosi regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e Dionis Sotës, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore bashkia Vlorë.

Po ashtu, KSHZ vendosi regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do organizojë punën për paraqitjen e Pavlo Shkarpës, si kandidat, i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore bashkia Berat.

EMISIONET