PLAS DEBATI/ Bardhi -  Peleshit: Pse s’është në rendin e ditës kërkesa e SPAK-ut. Balla: Ne jemi seriozë si grup

Kuvendi ka çelur seancën plenare të kësaj të enjteje me debate.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon arsyen se pse nuk është në rendin e ditës kërkesa e SPAK-ut dhe raportet e grupeve parlamentare lidhur me mandatin e deputetes Belinda Balluku.

“Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin.

Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente.

Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin. Mos të mbrojë Ballukun.”, u shpreh Bardhi.

Në replikë, homologu socialist Taulant Balla tha se nuk i takon Bardhit të bëjë vlerësime morale të asnjërit.

PLAS DEBATI/ Bardhi -  Peleshit: Pse s’është në rendin

“Sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që s’ke asnjë lodhje je ti, as me besimin as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e vlerave morale dhe familjare janë të rëndësishme për tu konsideruar për çdo person.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë përmbledhjen e Këshillit të Mandateve, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e kuvendit këtë akt procedural.

Në këshillin e Mandateve ka pasur 2 mendime dhe 2 qëndrime. Këshilli Brenda 2 javëve harton raport. Jemi brenda kohës, ky grup parlamentar nuk i merr vendimet kryetari i grupit, apo kryetari i kuvendit, apo kryetari i komisionit të ligjeve, Ne jemi seriozë si grup parlamentar dhe vendimet i marrim në mënyrë kolegjiale.

Në datë 23 shkurt, kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë, do të respektohet afati 2 javor. Afati 2 javor është para datës së përfundimit të shqyrtimit, që është 17 marsi. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet”, tha Balla.

Pas ‘përplasjeve’ me fjalë të Bardhit dhe Taulant Ballës, ku demokrati e etiketoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si ‘ushtar i Suel Çelës’, ka ndërhyrë kryeparlamentari Niko Peleshi.

Ai paralajmëroi Bardhin me marrje masash.

“Zoti Bardhi kujdes fjalorin. Jam i detyruar që të respektojë rregulloren pa emocion. Nuk ta jap fjalën! Kujdes se do t’u përjashtojë.”, tha ai.

NDIQNI SEANCEN PLENARE

EMISIONET