PL prezanton 12 kandidatët, Blushi: Vetëm me votat tona koalicioni fiton 20 mandate të sigurta

Tedi Blushi: Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi për të prezantuar jo 12 kandidatët, por 12 deputetët fitues të Partisë së Lirisë, që garojnë në  listën e koalicionit madhështor dhe triumfues absolut në 11 Maj

“PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Së pari dua të theksoj se Partia e Lirisë ka nisur marshimin drejt fitores historike për Shqipërinë Madhështore që meritojnë të gjithë shqiptarët.

Është e qartë se në kampin e kundërshtarit, frika dhe paniku janë të dukshme. Vetë Kryetari i Organizatës, që herë premtonte futjen e vetes në lista të hapura, herë deklaronte se nuk do të kandidonte fare, ka përfunduar tani i kyçur në bunker, i vetëdijshëm për orët që po I numërohen mbrapsht  dhe ndëshkimin fatal që po afrohet më afrimin e 11 Majit.

Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008, dhe më 11 Maj listat e hapura  do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë.

Në krye të ekipit tonë fitues qëndron lideri ynë i sprovuar, lideri i fortë i sfidave të vështira që i ka shndërruar ato gjithmonë në fitore të mëdha, lideri i fjalës së mbajtur, atdhetari dhe burri i shtetitqë ka udhëhequr gjithmonë me vision dhe integritet: Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta!

Ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit, Z. Meta ka qenë gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, një atdhetar i vërtetë që nuk e  ka tradhtuar kurrë dhe për asnjë arsye  interesin dhe kauzat e mëdha kombëtare, si dhe interesin e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.

Me guxim dhe sakrificë, por i bindur plotësisht në Fitoren e padiskutuar të  “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” Presidenti I Partisë së Lirisë,  Ilir Meta do të konkurrojë në 11 Maj në listën e hapur të Qarkut Tiranë, duke vendosur përballë një sfide madhore të gjithë klasën politike,  dhe duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm që motivon dhe frymëzon betejën tonë që do të kurorëzohet më Fitoren e Koalicionit “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.

Ashtu si në 2005, kur Z. Meta nuk krijoi një parti për interesa personale dhe as për një mandat deputeti, por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit, edhe sot Presidenti I PL, Ilir Meta vendos interesin kombëtar mbi gjithçka, edhe në kushtet e izolimit ekstrem ku Narkoregjimi po e mban dhunshëm, do të garojë dhe do të fitojë pa diskutim ë zgjedhjet e 11 Majit si deputet I Qarkut të Tiranës I zgjedhur drejt për drejt nga qytetarët e këtij Qarku.

Ky është një shembulli i një burri shteti që ka vënë fatet e vendit dhe të demokracisë përpara çdo interesi personal duke u treguar të gjithëve në opozitë se pa sakrifica ekstrem nuk ka Fitore Madhështore!

Së dyti, dua të prezantoj deputetin e ardhshëm të Partisë së Lirisë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, kandidatin e PL në listën e hapur të Qarkut të Korçës, Doktorin e mirënjohur Gentjan Cala.

Gentian Cala është një nga kandidatët më të votuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Një mjek I mirënjohur jo vetëm në qarkun e Korçës, jo vetëm në qytetin e Pogradecit, por edhe përtej kufijve, referuar faktit se ai ka qenë për një periudhë të gjatë kohe në krye të klinikës së Psikiatrisë në “Qendrën Klinike  Universitare” të Kosovës ku ka shërbyer me dinjitet dhe me integritet të larë.

Një mjek I jashtëzakonshëm, një intelektual I rrallë, një aset jo vetëm I PL, jo vetëm I komunitetit të mjekëve të ndershëm dhe humanist të Shqipërisë, por një personalitet Kombëtar, I cili do të fitojë me votën e qytetarëve të Korçës në listën e hapur të koalicionit “PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjithashtu dua të prezantoj përpara jush kandidaten e Partisë së Lirisë në Qarkun e Shkodrës, Znj. Elmira Ndrevashaj.

Një vajzë e re, e kualifikuar, aktualisht një nga këshilltaret dhe përfaqësueset më të denja jo vetëm të PL, por të gjithë komunitetit shkodran në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, e cila në më pak se një vit me angazhimin e saj publik dhe politik, ka dëshmuar se është përfaqësuesja më e denjë jo vetëm e të rejave dhe të rinjve shkodranë, por edhe zëri I qytetarëve të Shkodrës, me qëndrimet e saj publike, me qëndrimet e saj politike, me vendimmarrjen e saj, gjithmonë duke kundërshtuar aferat e tmerrshme korruptive të Bashkisë së Shkodrës, të rrëmbyer për fat të keq një vit më parë nga bandat e lidhura me Narkoshtetin dhe direct me Edi Ramën. 

EMISIONET