Peshkëpia: Shqipëria nuk duhet të futet në BE, pasi s’mund të përballojë dot ekonomitë e vendeve të Unionit
Ridvan Peshkëpia, lektor i shkencave politike në SHBA, Shqipëri dhe Kosovë në një intervistë për “Ora News”, ndërsa analizoi tranzicionin shqiptar të periudhës post-komuniste u shpreh se Shqipëria nuk duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pasi nuk është në kushtet që të përballet me ekonomi gjigande si gjermane apo franceze.
“Tashmë e gjithë bota është mbyllur në një tranzicion, dhe kjo u vulos së fundmi në Samitin e Davosit. Vetë BE-ja tashmë është në një periudhë tranzicioni. Nuk mendoj se tranzicioni është problemi i anëtarësimit të vendit në BE. Pasi Shqipëria është një vend që ka ndryshuar shumë.
Por personalisht mendoj se Shqipëria nuk duhet të futet kurrë në BE. Sepse Shqipëria nuk mund t’oi përballojë dot forcat ekonpomike dhe konkurruese në rajon. Kjo edhe përsa i përket prodhimeve ku ne nuk i përballojmë dot standartet. Ka vetëm një lloj demokracie, dhe ajo është demokracia liberale. Dhe kjo nuk po funksionon në Shqipëri, pasi nuk është në kushte të tilla”, u shpreh Ridvan Peshkëpia.